Ushtria izraelite ka konfirmuar të dielën vrasjen e një komandanti të lartë të Hezbollahut në Libanin jugor, një ditë pas sulmeve vdekjeprurëse në rajon. Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga CNN.

Sipas ushtrisë izraelite, Abu Hassan Alaa, komandanti i vrarë, ishte i përfshirë në planifikimin dhe zbatimin e sulmeve të shumta terroriste kundër ushtarëve izraelitë, përfshirë lëshimin e dronëve shpërthyes në Libanin jugor.

Ministria libaneze e Shëndetësisë bëri të ditur se një seri sulmesh ajrore izraelite të shtunën në Libanin jugor shkaktoi vdekjen e të paktën 11 personave, përfshirë gra dhe fëmijë.

Këto sulme izraelite erdhën pasi zyra e kryeministrit izraelit akuzoi Hezbollahun për shkelje të armëpushimit, pas plagosjes rëndë të tre ushtarëve izraelitë në një sulm të grupit në Libanin jugor.

Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite njoftoi të shtunën se kishte goditur një seli të forcave elitare Radwan të Hezbollahut, duke vrarë një komandant batalioni dhe disa anëtarë të tjerë.