Dardan Cena e nis me fitore rrugëtimin në Kampionatin Europian të Xhudos
Xhudisti kosovar Dardan Cena ka nisur me sukses rrugëtimin e tij në Kampionatin Europian të xhudos, që po mbahet në Tbilisi, Gjeorgji.
Cena kaloi me sukses raundin e dytë, duke mposhtur me IPPON në “Golden Score” xhudistin bullgar Victor Skerlev.
Në raundin e parë, ai kishte kaluar pa luftë, ndërsa në raundin e tretë do të përballet me xhudistin nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov.
Gjatë ditës së sotme, në tapet do të ngjiten edhe dy xhudistë të tjerë kosovarë, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.
