Kosova po vazhdon parapërgatitjet për ndeshjen e ligës B në “Nations League”.

Gjatë ditës së sotme, “Dardanët” mbajtën stërvitjen e radhës këtë herë në “Kampin Nacional” në Hajvali.

Seanca ishte intensive dhe u karakterizua nga ritmi i lartë dhe angazhimi maksimal i futbollistëve, me Fodën që punoi në aspektet taktike dhe teknike të lojës.

Ndërsa nesër do të mbahet stërvitja zyrtare dhe e fundit, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja Kosovë-Irlandë luhet të enjten, në orën 20:45./IndeksOnline/