**Dardanët drejt Pragës për miqësoren me Çekinë**
Kombëtarja e Kosovës, e njohur ndryshe si “Dardanët”, është nisur drejt Pragës, aty ku nesër do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Çekisë.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar pamje nga ekipi para nisjes, duke theksuar se disponimi në kampin dardan është tejet optimist.
Përballja mes Kosovës dhe Çekisë do të luhet nesër duke filluar nga ora 16:00. Një javë më vonë, “Dardanët” do të mirëpresin Andorrën në Prishtinë për një tjetër takim miqësor.
