Zëra për transferim te Atalanta? Ardon Jashari flet për të ardhmen

Ditët e fundit është raportuar gjerësisht se Ardon Jashari do të largohet nga Milani gjatë verës, për t’u bashkuar me Atalantën.

Megjithatë, futbollisti me prejardhje nga Kosova i ka mohuar këto spekulime, duke theksuar se është i fokusuar tek kuqezinjtë.

“Është gjithmonë nder kur emri im lidhet me klube të mëdha si Atalanta, që luajnë në nivelet më të larta të futbollit evropian. Megjithatë, për momentin jam 100% i fokusuar tek klubi im aktual dhe tek puna në fushë,” ka deklaruar Jashari.

23-vjeçari është grumbulluar me kombëtaren e Zvicrës, e cila do të luajë në Kupën e Botës, bashkë me Granit Xhakën.