** Portieri spanjoll David De Gea është pranë largimit nga Fiorentina, ndërsa paraqitjet e tij të shkëlqyera kanë tërhequr interesin e shumë klubeve, përfshirë edhe një rival të njohur në Itali.

Sipas gazetës “Corriere dello Sport”, Juventusi ka shfaqur interes konkret për shërbimet e spanjollit. Klubi torinez e sheh De Gean si një alternativë kryesore, në rast se dështon transferimi i objektivit të tyre primar, Alisson Becker.

Këtë sezon, De Gea ka regjistruar 42 paraqitje me “La Viola”, duke e mbajtur portën e paprekur në 10 prej këtyre ndeshjeve. Mundësia e kalimit te një rival i drejtpërdrejtë në Serie A shton edhe më shumë intrigë rreth të ardhmes së portierit.