Frenkie De Jong, mesfushori kyç i Barcelonës, ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit katalanas.
Kontributi i tij ka qenë thelbësor në paraqitjet e skuadrës, e cila arriti të mbrojë titullin kampion në La Liga.
Gjatë verës së shkuar, qarkulluan zëra të shumtë për një largim të tij, me disa klube të Premier Ligës që shprehën interes serioz.
Megjithatë, ishte vetë mesfushori holandez ai që shuan çdo dyshim, duke deklaruar prerë:
«Do të qëndroj te Barça! Kjo është e sigurt».
Në sezonin e fundit, De Jong regjistroi 38 paraqitje me Barcelonën, duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë 8 asistime.
