**Blerta Deliu: Zgjedhja në këto zgjedhje është më e qartë se kurrë**
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka deklaruar se ndërsa figura të tjera politike, veçanërisht kryeministri në detyrë, vazhdojnë të përdorin gjuhë përçarëse dhe sulme që thellojnë ndarjet në shoqëri, Bedri Hamza përfaqëson një qasje krejtësisht ndryshe, bazuar në maturi, seriozitet, frymë bashkëpunimi, përgjegjshmëri dhe përkushtim ndaj punës.
Ajo ka theksuar se: “Prandaj, në këto zgjedhje zgjedhja është më e qartë se kurrë: stabilitet dhe një jetë më e mirë për qytetarët, apo vazhdim i bllokadave, izolimit dhe përkeqësimit të cilësisë së jetës. Është koha për shtetin dhe qytetarët!”
Këtë deklaratë, Deliu e ka shpërndarë në një postim në platformën “Facebook”.
