**Deputetët e PDK-së braktisin seancën plenare të Kuvendit**
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë larguar nga seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e cila po zhvillohet aktualisht.
Ata nuk kanë ofruar ndonjë sqarim për arsyet e largimit të tyre nga salla.
Në momentin kur deputetët e PDK-së u larguan, Kuvendi po shqyrtonte pikën e rendit të ditës për përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
