Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, e paralajmëruar të mbahej sot, nuk u zhvillua. Ky lajm bëhet i ditur nga Ekonomia Online.

Shkaku i mosmbajtjes së saj ishte mungesa e kuorumit.

Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje ishte parashikuar shqyrtimi i raportit përfundimtar për Projektligjin nr. 10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Kryetari i Komisionit, Haxhi Avdyli, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), deklaroi se data e mbledhjes së ardhshme do të bëhet publike së shpejti.