Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 04:55, në Dollc të Klinës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Burimet e IndeksOnline kanë mësuar se familja që është vetaksidentuar është nga një fshat i komunës së Pejës.
Të njëjtat burime pohojnë se në vetaksident ka humbur jetën babi, ndërsa nëna dhe 3 fmijët e lënduar janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe janë jashtë rrëzikut për jetë.
Policia ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion./IndeksOnline/
