Kanë filluar të mbërrijnë zarfet me fletëvotime për diasporën, të cilat sipas KQZ-së janë nisur të mërkurën nga Prishtina.
Klan Kosova ka siguruar fotografi nga qytetarët që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ndër ta janë edhe studentët kosovarë në Maltë, të cilët kanë konfirmuar se i kanë pranuar zarfet të enjten paradite.
Pas përfundimit të votimit, zarfet me fletëvotime duhet të dorëzohen në ambasada ose konsullata. Në shtetet ku Kosova nuk ka përfaqësi diplomatike, ato duhet të dërgohen me postë në Prishtinë.
