Olechka, me origjinë bjelloruse, bën tifo për Shqipërinë, surprizon banorët e Big Brother

Një moment i veçantë dhe plot humor shënoi atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP, ndërsa banorët ndiqnin ndeshjen e futbollit mes Kombëtares së Bjellorusisë dhe asaj të Shqipërisë.

Vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi banorja Olechka, me origjinë bjelloruse, e cila befasoi me qëndrimin e saj gjatë gjithë ndeshjes. Në vend që të mbështeste vendin e saj të origjinës, ajo zgjodhi të bënte tifo me entuziazëm për Kombëtaren shqiptare.

“Me Shqipërinë!”, thirri Olechka me zë të lartë, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime të shumta pozitive mes banorëve të tjerë.

Ky episod argëtues jo vetëm që solli një atmosferë sportive dhe të gëzueshme, por edhe emocione të forta shqiptare brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother VIP.

(Burimi: Indeksonline)