Një depo është përfshirë nga zjarri në Fushë Kosovë.

Komandanti i zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, ka konfirmuar për Klankosova.tv se objekti që u përfshi nga zjarri në Fushë Kosovë nuk ishte shtëpi e banuar, por një depo e ambalazhimit.

“Nuk ishte shtëpi e banuar, por një depo e ambalazhimit, zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë si e kanë marrë informatën ndërsa nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Shkodra.