Dogana ndalon makinë me targa norvegjeze, dyshohet se ishte e vjedhur
Një makinë me targa norvegjeze, e cila dyshohet se ishte vjedhur në Norvegji, është ndaluar nga njësia mobile e Doganës së Kosovës.
Sipas raportit policor, ndalimi i saj u bë më 14 tetor 2023, ndërsa automjeti drejtohej nga një shtetas kosovar.
Pas verifikimeve të kryera nga njësia mobile e Doganës, u konstatua se makina figuron si e vjedhur në Norvegji.
Automjeti më pas është dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë, dhe për rastin është njoftuar edhe Njësia e Auto-Krimeve.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti dhe kanë nisur procedurat e mëtejshme hetimore.
