Brighton and Hove Albion po kalon një superformë në Premierligë.
Fitoret e njëpasnjëshme, përfshirë atë 3-0 ndaj Arsenalit e vendos atë si pretendent për të konkurruar për pozitat evropiane.
Ndërsa po ashtu dominuan edhe çmimet e muajit në Angli, me Fabian Hurzeler që u shpall trajneri më i mirë, Pascal Gross si lojtari më i mirë dhe Lewis Dunk për golin më të mirë.
Mbetet të shihet se a do e mbajnë “Pulëbardhat” këtë formë./IndeksOnline/
