Dronë rusë sulmojnë tre anije në Detin e Zi, dy të plagosur
Dronë rusë kanë sulmuar tre anije tregtare që lundronin në korridorin e eksportit të Ukrainës në Detin e Zi, mbrëmjen e së enjtes dhe gjatë orëve të natës, bëri të ditur zëvendëskryeministri ukrainas Oleksiy Kuleba.
Këto sulme, sipas tij, shkaktuan zjarre në bordet e anijeve, të cilat u shuan më pas nga vetë ekuipazhet, para se situata të vihej nën kontroll. Autoriteti portual i Ukrainës njoftoi se anijet e goditura mbanin flamujt e Vanuatus, Komoreve dhe Panamasë.
Marina ukrainase njoftoi më herët se objektiv i sulmit ishte edhe anija e mallrave “Ant”, në pronësi turke, me flamur të Vanuatus, e cila po udhëtonte drejt Turqisë nga një prej porteve të rajonit të Odesës. Sulmi shkaktoi një zjarr në bordin e saj dhe evakuimin e dy anëtarëve të ekuipazhit të plagosur. Anija po transportonte mallra në çastin e goditjes.
