Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një set të ri fotografish, duke sjellë disa momente nga përditshmëria e saj dhe një tjetër paraqitje që ka tërhequr vëmendjen e fansave.
Në fotografitë e publikuara, këngëtarja shfaqet në një ashensor, teksa pozon para pasqyrës me telefonin në dorë, shkruan Indeksonline.

Pamjen e kompleton me një çantë të zezë, ndërsa në disa prej fotografive fokusi është te veshja dhe detajet e look-ut.
Krahas setit të fotografive, Dua ka shkruar: “Kitho says andiamo”, një përshkrim i shkurtër që ka shoqëruar postimin e saj.
Postimi ka marrë me shpejtësi mijëra pëlqime dhe një numër të madh reagimesh nga ndjekësit. Në komentet e publikuara poshtë fotografive dominojnë zemrat, emoji-t dhe komplimentet për këngëtaren.

Në pak orë, postimi ka grumbulluar mbi 500 mijë pëlqime, duke treguar edhe një herë reagimin e madh që marrin publikimet e saj në rrjetet sociale.
Me këtë set fotografish, Dua Lipa ka sjellë një tjetër paraqitje të stilit të saj personal, duke kombinuar elemente me aksesorë që i japin pamjes një karakter më të veçantë. Fansat, ndërkohë, kanë mbushur komentet me reagime pozitive dhe emoji./Indeksonline/
