Kanë mbetur vetëm dy javë nga finalja e madhe e Ferma VIP 3, teksa tensionet janë rritur shumë dhe aspirate për ta fituar kanë shprehur disa prej tyre.
Por pak minuta para nisjes së spektaklit, Agai ka marrë vendimin për të përjashtuar Sorginin.
Vetë fermerët nuk kishin asnjë informacion, por iu komunikua nga moderatorja Arbana Osmani, e cila tha se Sorgini kishte kërkuar informacion nga jashtë, një gjë që në këtë format është rreptësisht e ndaluar.
Fermerët shprehën keqardhje për përjashtimin e Sorginit, ndërsa i kanë uruar fat në vazhdim.
Mbetet për t’u parë nëse do të anulohet televotimi i mbrëmjes së sotme (e hënë).
Në televotim janë: Zhaku, Sara Karaj dhe balerini Ilir Shaqiri.
Ferma vlen të ceket se ka nisur më 27 mars dhe finalja e madhe do të jetë më 15 qershor.
