**Ministri Muja për shembjen e pikës së karburantit pranë AKI-së: Po zbatojmë vendimin e Gjykatës, pronës po i kthehet destinimi fillestar**
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, i ftuar në emisionin “Pressing” të T7, ka folur lidhur me pronën ku pritet të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë, e cila aktualisht përmban një pikë karburanti.
Kjo çështje, e cila ishte temë diskutimi javën e kaluar, përbën një kontest gjyqësor, lidhur me të cilin Muja theksoi se po zbatohet një vendim i Gjykatës.
“Së shpejti do të nisë ndërtimi i objektit të Ministrisë së Bujqësisë. Fakti që kjo koincidon me fushatën elektorale është thjesht rastësi, pasi ne nuk mund t’i ndalim punët tona për shkak të saj. Aty do të ngrihet Ministria e Bujqësisë”, deklaroi ai.
