Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tash e dy orë po zhvillojnë një takim brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës.

Takimi ka nisur nga ora 18:00 dhe tashmë janë bërë dy orë nga nisja e takimit.

Bisedimet mes Kurtit dhe Abdixhikut po zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje rreth zgjedhjes së Presidentit

Indeksonline nga burimet e veta mëson se në këtë takim pritet që të propozohet Haki Demolli si kandidat i përbashkët për president të vendit./Indeksonline