Dy persona janë arrestuar në Malishevë pasi akuzohen se sulmuan fizikisht dhe penguan punonjës policie gjatë kryerjes së detyrës. Si pasojë e sulmit, tre oficerë policie pësuan lëndime dhe kërkuan ndihmë mjekësore.
Ngjarja, e cila u bë e ditur nga Policia e Kosovës, ndodhi të dielën rreth orës 14:30. Gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit sulmoi fizikisht oficerët brenda ambienteve të stacionit policor.
Pas veprimeve hetimore, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
