**Papastërtia, thelbësore për zhvillimin e sistemit imunitar tek fëmijët, sipas një studimi të ri**

Një studim i fundit, i realizuar nga mjekët John Gilbert dhe Rob Knight, thekson se fëmijët e ditëve të sotme janë tepër të pastër, duke dëmtuar potencialisht zhvillimin e shëndetshëm të sistemit të tyre imunitar. Kjo gjetje detajohet në librin e tyre, me titull “Papastërtia është e dobishme: Avantazhet e baktereve për zhvillimin e sistemit imunitar të fëmijëve.”

Nëse keni besuar se mënyra më e mirë për t’i mbajtur fëmijët të shëndetshëm është sterilizimi i mjedisit shtëpiak, dy ekspertët argumentojnë të kundërtën. Sipas librit të tyre, papastërtia dhe bakteret, në fakt, shërbejnë si mbrojtje natyrale kundër sëmundjeve. Përpjekjet tona për të jetuar në mjedise tepër sterile mund të dobësojnë sistemin imunitar.

Libri paraqet disa nga hipotezat më të njohura lidhur me pastërtinë, të cilat sugjerojnë se ekspozimi ndaj baktereve dhe mikroorganizmave që në fëmijëri është thelbësor për zhvillimin optimal të sistemit imunitar.

Autorët vërejnë gjithashtu se rastet me ekzemë, astmë dhe diabet në fëmijëri janë shtuar ndjeshëm te fëmijët që rrallë bien në kontakt me baltën ose që nuk luajnë shpesh me kafshët.

Nëse nuk ekspozohen që në fëmijëri ndaj papastërtisë dhe baktereve, sistemi imunitar nuk zhvillon aftësinë e nevojshme për t’u mbrojtur efektivisht ndaj pluhurit dhe ndotjes së ajrit.