Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku pasditen e sotme në Orllan të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident ka qenë i përfshirë një automjet.

“Sot rreth orës 16:30, në fshatin Orllan të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Policia ka nisur hetimet për t’i sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.