Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka ndezur rrjetet sociale me disa fotografi të reja të publikuara nga pushimet e saj verore.

Në imazhin e ndarë me ndjekësit, ajo shfaqet duke shijuar detin, teksa relaksohet nën rrezet e diellit, shkruan Indeksonline.

Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë reaguar me komente dhe pëlqime të shumta.

Dolce, e cila u bë e njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Kosova”, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta e saj personale dhe udhëtimet.

Postimi i fundit është pritur me interes nga ndjekësit, duke u bërë një nga postimet më të komentuara të saj së fundmi, ndërsa vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së publikut./Indesksonline/