**2000 euro të dyshuara si të falsifikuara depozitohen në bankë në Ferizaj**
Autoritetet bankare në Ferizaj kanë njoftuar policinë për rastin e depozitimit të katër kartëmonedhave me vlerë 500 euro secila, të cilat dyshohen si të falsifikuara. Ngjarja ka ndodhur në një degë banke në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas informacioneve nga policia, kartëmonedhat janë sekuestruar dhe do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të thelluara.
Lidhur me rastin, është informuar dhe është konsultuar edhe prokurori kompetent.
