Tragjedi në Shtime: Fëmija 3-vjeçar humb jetën, dyshohet nga ngulfatja me copë mishi
Një fëmijë 3-vjeçar ka ndërruar jetë në Shtime, në rrethana tragjike. Dyshohet se shkaku i vdekjes është ngulfatja me një copë mishi.
Vdekja e fëmijës është konfirmuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Sipas raportit, Qendra Emergjente në Ferizaj ka njoftuar se kishte pranuar një viktimë të gjinisë mashkullore, i cili ishte dërguar pa shenja jete nga Qendra Emergjente e Shtimes.
Me urdhër të Prokurorit për të Mitur, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
