Real Madridi triumfoi me rezultat 4:1 ndaj Sevillas në kuadër të La Ligës, por një episod në minutën e 22-të të ndeshjes ka ngjallur diskutime.

Mesfushori turk, Arda Guler, goditi me bërryl një futbollist kundërshtar, në një moment që mund të kishte pasoja të mëdha për skuadrën madrilene, shkruan Indeksonline

Pas rishikimit të pamjeve nga sistemi VAR, gjyqtari nuk e ndëshkoi Gulerin as me karton të verdhë, e aq më pak me të kuq, duke lënë hapësirë për diskutime rreth vendimit të marrë.

Ironia qëndron te fakti se vetëm pak minuta pas këtij episodi, lojtari turk realizoi një gol spektakolar, duke kontribuar në fitoren e thellë të “Los Blancos”./Indeksonline/