**Sekuestrohen 144 fishekë në Gjakovë**
Policia e Kosovës ka sekuestruar 144 fishekë në një fushë në Gjakovë, siç bëhet e ditur nga raporti 24-orësh i tyre.
Ngjarja është regjistruar në Gjakovë. Sipas njoftimit të Policisë, “është raportuar se në një fushë të hapur janë hasur disa fishekë të vjetër”. Pas njoftimit, forcat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë. Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.
