Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka shprehur mbështetjen e tij për studentët protestues në Tiranë, duke theksuar se ata përfaqësojnë të ardhmen e vendit. Cana nënvizoi rëndësinë e respektimit të të drejtave studentore dhe nevojën që institucionet shtetërore t’u kushtojnë vëmendjen e duhur kërkesave të tyre.
Përmes një mesazhi, Cana theksoi se protestat e studentëve duhet të trajtohen me seriozitet maksimal dhe se gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme, përmes dialogut dhe marrëveshjes, duhet të jetë prioritet absolut i shoqërisë dhe institucioneve.
“Kur studentët ngrihen në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të përqendrohen plotësisht te ata, deri në gjetjen e një zgjidhjeje apo marrëveshjeje të qëndrueshme,” u shpreh ish-futbollisti. Ai e përforcoi idenë se studentët përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe se mbështetja ndaj tyre është një investim i drejtpërdrejtë në prosperitetin e shoqërisë. (Burimi: Indeksonline)
