**UNI-Universum nis programin Master në Qeverisje dhe Siguri Kombëtare, në partneritet me Arizona State University**

**Prishtinë –** Kolegji Ndërkombëtar Universum (UNI-Universum) ka njoftuar hapjen e regjistrimeve për programin e ri Master në Qeverisje dhe Siguri Kombëtare, i cili vjen me një kurrikulë amerikane, në bashkëpunim me Arizona State University. Ky program ambicioz synon të përgatisë udhëheqës, ndikues dhe profesionistë që dëshirojnë të sjellin ndryshim real në proceset vendimmarrëse të vendit.

Programi i Masterit është konceptuar për individët që synojnë ndikim më të madh, thellim të dijes dhe zgjerim të mundësive karriere. Ai është i dedikuar kryesisht profesionistëve aktivë në:
* Administratën publike
* Agjencitë e sigurisë dhe policisë
* Institucionet ndërkombëtare dhe OJQ-të
* Median, diplomacinë dhe politikën

Po ashtu, Masteri është ideal për studentët që kanë përfunduar studimet në drejtësi, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare ose fusha të afërta, të cilët dëshirojnë të specializohen në menaxhimin modern të qeverisjes dhe sigurisë.

Ndër avantazhet kryesore të këtij programi, UNI-Universum thekson:
* Një diplomë e njohur dhe vlerësuar gjerësisht në institucionet publike dhe private.
* Mundësia e studimit online, duke u mundësuar studentëve të vazhdojnë angazhimet e tyre profesionale pa ndërprerje.
* 40% e lëndëve ligjërohen nga profesorë të Arizona State University, një partner strategjik nga SHBA, duke garantuar një standard të lartë akademik.
* Lidhje me rrjete ndërkombëtare dhe përfitimi nga bursat Erasmus+ për mobilitet studimor në Evropë.

Regjistrimet për këtë program tashmë kanë nisur. Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, të interesuarit mund të kontaktojnë:
* **Adresa:** UNI – Universum International College
* **Email:** aplikimet@universum-ks.org
* **Viber & WhatsApp:** +383 44 144 062