**Behrami kritikon Trendafilovën: Nga sistemi sovjetik u ligjëron kosovarëve për sundimin e ligjit, s’tolerom kritikën**
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova, duke vënë në pikëpyetje kredibilitetin e saj për të folur për sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike, ndërkohë që, sipas tij, ajo shfaq vështirësi në tolerimin e kritikës publike.
Reagimi i Behramit vjen pas një deklarate të Trendafilovës, e cila foli për “dezinformata” që po qarkullojnë rreth punës së gjykatës. Deputeti kosovar theksoi se Trendafilova, me një arsimim në sistemin sovjetik, po u ligjëron kosovarëve, ndërsa vetë ka vështirësi të pranojë kritikën publike.
“Ah, çfarë ironie! Dikush i arsimuar në sistemin sovjetik, me gjithë theksin rus, duke u ligjëruar kosovarëve për sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike, ndërkohë që, me sa duket, e ka mjaft të vështirë ta tolerojë kritikën publike. Zakonet e vjetra, fjalori i ri,” shkroi Behrami në një postim në platformën X, i cili i referohet datës 20 tetor 2026.
Më herët, në reagim ndaj kritikave dhe diskutimeve në Kosovë rreth ligjit për Dhomat e Specializuara, Trendafilova pati deklaruar: “Mbetemi të palëkundur, askush s’mund t’u diktojë gjykatësve si ta zbatojnë ligjin.”
