Përplasje e ashpër mes Ermionës dhe Vanesës në “Ferma VIP 3”

Mbrëmja e sotme e spektaklit “Ferma VIP 3” ka nisur me tone të larta dhe shkëmbime akuzash mes konkurrentëve, veçanërisht mes Ermiona Lekbellos dhe Vanesës.

Ermiona deklaroi që në fillim të emisionit dëshirën e saj për t’u larguar, duke u shprehur se nuk ishte ndjerë e mirëpritur.

Vanesa iu kundërpërgjigj menjëherë, duke theksuar se Ermiona ishte pritur shumë mirë, por ishte vetë kjo e fundit që kishte krijuar një atmosferë negative.

Debati u ashpërsua teksa Vanesa këmbëngulte se Ermiona ishte pritur shumë mirë sapo hyri në fermë. Ermiona reagoi e irrituar: “Nga kush, Vanesa? Nga ty?”

Përplasja arriti kulmin kur Ermiona preku mbiemrin e saj. “Kujdes me mbiemrin tim, është i rëndë, jo si i një 30-vjeçareje si ty,” deklaroi ajo, duke nënkuptuar një superioritet personal.

Vanesa iu përgjigj duke qartësuar moshën dhe duke theksuar vlerat e saj. “Unë jam edhe më e madhe se ty; si 24-vjeçare kam shumë vlera,” – përfundoi ajo, duke refuzuar implikimin se mosha mund të zvogëlojë kontributin apo personalitetin e saj.