Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, duke komentuar çështjen e gazit amerikan, e ka cilësuar si ‘’më shumë se shqetësuese’’ editoralin e të ngarkuarës me punë nga SHBA’të, Anu Prattipatit.
I ftuar në Pressing në T7, Hamza ka thënë edhe se, energjia përveç sigurisë energjetike, është edhe ekonomike, stabiliteti e sigurisë,
‘‘Është më shumë se shqetësuese. E kam thënë më herët se ambasadorja, kur po na thojnë tjerët e marrim më seriozisht. Unë jam ithtar i asaj që me pas kapacitete të reja energjetike edhe mbi bazën e furnizimit me thëngjill edhe me dhanë leje, me i thjeshtësua lejet. Edhe në gazin prej SHBA’ve, më vjen mirë që Shqipëria nënshkruajti kontratë 6 miliardë, po ku jemi na. Energjia nuk është veç siguri energjetike, është edhe ekonomi, edhe siguri, është edhe stabilitet. Duhet edhe shpërndarja, transmisioni, minierat, duhet paralelisht me u investu. Jam i sigurt që nëse nuk fillohet sot me u imvestu në miniera, mos është vonë bile, ekziston edhe termocentralet aktuale me të mbet pa thengill’’, ka deklaruar ai mes tjerash, përcjell Gazeta Express.
