**Mërgim Vojvoda drejt Udineses: Largohet nga Como dhe humbet mundësinë e Champions League**

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është pranë transferimit në Serie A, teksa pritet të largohet nga Como për t’iu bashkuar Udineses.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili thekson se marrëveshja mes palëve është finalizuar. Vojvoda do të nënshkruajë një kontratë deri në qershor të vitit 2028, me opsion zgjatjeje deri në vitin 2029. Shuma e transferimit arrin pak më shumë se një milion euro, ndërsa mbrojtësi pritet të kryejë vizitat mjekësore ditën e nesërme.

Ky transferim vjen si një surprizë, veçanërisht duke marrë parasysh se Vojvoda kishte një kontratë të vlefshme me Comon deri në verën e vitit 2028. Më e rëndësishmja, largimi i tij nga Como do të thotë se mbrojtësi kosovar do të humbasë mundësinë për të debutuar në UEFA Champions League me këtë klub, pasi Como do të jetë pjesë e garës më prestigjioze evropiane në sezonin e ri.