Kristjan Asllani është shumë pranë largimit nga Interi dhe transferimit te Al Jazira në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas Fabrizio Romanos, mes Interit dhe klubit arab është arritur marrëveshje verbale për huazimin e mesfushorit shqiptar.

Interi do të përfitojë 2 milionë euro nga huazimi, ndërsa marrëveshja përfshin edhe një opsion blerjeje prej 6.5 milionë eurosh, i cili mund të bëhet i detyrueshëm në varësi të paraqitjeve të lojtarit.

Asllani ka dhënë dritën jeshile për transferimin dhe tashmë po punohet për detajet përfundimtare të kontratës.