**Përparim Gruda: Koalicioni me Limajn pothuajse i pamundur, do të thërrasim të zhgënjyerit që nga viti 2000**
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se e sheh pothuajse të pamundur një koalicion me Fatmir Limajn. Gjatë një bisede për mundësinë e zgjedhjeve të reja, Gruda theksoi se PDK do të ftojë të gjithë ata që i janë bashkuar partisë që nga viti 2000 dhe që, me kalimin e kohës, janë zhgënjyer.
Teksa fliste në emisionin “Pressing”, Gruda shtoi se: “Sa i takon zotit Limaj, e shoh të vështirë të ketë një koalicion. Edhe herën e kaluar ka pasur përpjekje, por nuk është arritur”.
Ai theksoi gjithashtu se “ka njerëz të Kosovës që mendoj se duhet t’i takojmë të gjithë”.
