Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agron Bajrami në pozitën: Kryenegociator i Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Kështu ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media.
Me këtë rast Kurti e uroi Bajramin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Krahas pozitës së re, Bajrami është ambasador i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës./Indeksonline/
