Kapiteni Edmond Smajli nderohet me medalje nga Forcat Ajrore të SHBA-së

Kapiteni Edmond Smajli është nderuar nga Departamenti i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me “Air and Space Commendation Medal” (Medalja e Mirënjohjes Ajrore dhe Hapësinore), për shërbim të shquar dhe meritor.

Ai u vlerësua për kontributin e tij si shef i sigurisë dhe instruktor pilot i avionit T-38C, me bazë në Teksas.

Gjatë periudhës së shërbimit, kapiten Smajli ka kryer 613 fluturime, duke ndihmuar në përgatitjen e 102 aviatorëve luftarakë në vit.

Një element tjetër i vlerësimit ishte roli i tij kyç në analizën e të dhënave për mirëmbajtjen dhe sigurinë e fluturimeve. Ai arriti të identifikojë një shkak të mundshëm për incidente të përsëritura dhe të zbatonte masa korrigjuese, të cilat rezultuan në tre çmime sigurie për skuadriljen dhe një ulje prej 18 për qind të numrit të incidenteve.

Sipas certifikatës zyrtare, “Arritjet dalluese të kapitenit Smajli pasqyrojnë një meritë të madhe mbi veten e tij dhe Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara”.