Elijona me lot në sy, zbulohet pllaka përkujtimore për nënën dhe motrën e saj

Sot, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, në qytetin e Sllavonski Brod, u zbulua një pllakë përkujtimore në kujtim të dhjetë viktimave që humbën jetën tragjikisht në aksidentin rrugor të 25 korrikut 2021.

Ceremonia u shoqërua me emocione të forta dhe dhimbje. Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb ka shpërndarë pamje prekëse, ku familjarët e viktimave shiheshin me lot në sy pranë pllakës përkujtimore, teksa nderojnë kujtimin e të dashurve të tyre.

Mes viktimave të kësaj tragjedie ishin edhe nëna dhe motra e Elijonës, ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”. Vëllai i Elijonës ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi prekëse pranë pllakës, ku shihet i përqafuar me të motrën në këto momente të vështira.

Kjo pllakë përkujtimore do të shërbejë si një simbol i përhershëm i dhimbjes, por edhe i respektit e solidaritetit për jetët që u shuan parakohe në këtë tragjedi.