Zbulohet pllaka përkujtimore në Kroaci për viktimat kosovare të aksidentit tragjik të vitit 2021
Në qytetin e Sllavonski Brod të Kroacisë, me përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës, është zbuluar një pllakë përkujtimore. Kjo pllakë nderon dhjetë viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik rrugor të ndodhur më 25 korrik 2021.
Ambasada bëri të ditur se në këtë ceremoni përkujtimore ishin të pranishëm: Genc Metaj, përfaqësues special i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës; Danijel Marushiq, prefekt i Qarkut Brod-Posavinë; Martina Martiq Puaca, zëvendëskryetare e Bashkisë së Sllavonski Brodit; familjarë të viktimave; përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Kroacisë; si dhe një numër i madh qytetarësh.
