Sigurisht, Emily Blunt mund të jetë një aktore e jashtëzakonshme me një listë të gjatë rolesh shumë të vlerësuara, por ajo nuk e mohon dot, Meryl Streep e ka trembur vërtet gjatë xhirimeve të filmit të parë të “The Devil Wears Prada”, gjë që, në fakt, është e kuptueshme.

Emisioni SiriusXM Front Row kishte të ftuar kastin e filmit “The Devil Wears Prada”: Emily Blunt, Meryl Streep, Anne Hathaway dhe Stanley Tucci për të folur për vazhdimin e filmit, dhe gjatë bisedës Emily pranoi se kishte pasur një lloj ndrojtjeje ndaj Meryl-it gjatë xhirimeve të filmit të parë.

Emily Blunt shpjegon pse kishte frikë nga Meryl Streep gjatë xhirimeve

“Në të parin isha goxha e frikësuar, sepse më dukej sikur ishe në një gjendje të veçantë,” i tha ajo Meryl-it, ndërsa kjo e fundit u përgjigj: “Po, isha në atë gjendje,” pra në atë që Emily e quajti “zona e Miranda-s”.

“Mund të vinim dhe të të tregonim ndonjë histori qesharake, por ti nuk bëje atë të qeshurën tënde të veçantë që zakonisht dëgjoja,” shtoi Emily.

Sigurisht, Emily dhe Meryl më vonë krijuan miqësi gjatë xhirimeve të filmit të parë dhe përfunduan duke realizuar një nga filmat më të famshëm dhe më ikonikë të të gjitha kohërave.

Emily Blunt shpjegon pse kishte frikë nga Meryl Streep gjatë xhirimeve

“Është shumë prekëse,” i tha Emily revistës ELLE për rikthimin në rolin e saj në “The Devil Wears Prada 2”.

“Sepse kjo ndryshoi gjithçka. David Frankel [regjisori] ma ndryshoi jetën duke më zgjedhur kur isha ende e panjohur. Kisha punuar, por askush nuk e dinte kush isha, dhe ai ishte shumë i sigurt që donte të më kishte në film, vetëm nga një audicion i regjistruar. Kjo kishte shumë rëndësi për mua.”

Emily Blunt shpjegon pse kishte frikë nga Meryl Streep gjatë xhirimeve

“Kjo hapi derën që njerëzit të më shihnin si më shumë sesa thjesht një vajzë britanike e filmave historikë,” shtoi ajo.

“Më hapi rrugën për role më të ndryshme, që ishte gjithçka që doja. Nuk doja të isha thjesht një ‘vajzë e re e pafajshme’. Isha kurioze të eksploroja një sërë aftësish dhe rolesh.”