E ardhmja e Rodrit te Manchester City është ende e paqartë.

Kjo pasi që spanjolli, nuk ka vazhduar ende kontratën e tij me “Cityzens”, e cila do të skadojë vitin që vjen.

Ata madje i ofruan kontratën e re disa muaj më parë fituesit të Topit të Artë 2024, por që nuk morën ndonjë përgjigje.

Manchester City, megjithatë, nuk ka presion të menjëhershëm për të mbyllur çështjen, por synimi mbetet i qartë: ruajtja e një prej mesfushorëve më të mirë në botë në zemër të skuadrës së tyre.

Rodri, ka pasur suksese të mëdha me Manchester Cityn ku arriti të fitoi gjithçka, përfshirë “Tripletën” në vitin 2023./IndeksOnline/