Me më pak se tre orë të mbetura para nisjes së ndeshjes finale të Kombëtares së Kosovës kundër Turqisë, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar pamje nga zhveshtorja.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shfaqen fanellat e “Dardanëve” të renditura në ambientet e zhveshtores.
Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte me fanellat e kaltërta, ndërsa skuadra mysafire, Turqia, do të mbajë ato të bardhat.
“Fanellat janë gati për finalen e madhe ndaj Turqisë”, ka shkruar FFK-ja në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.
Takimi vendimtar ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, i vlefshëm për një vend kualifikues në Kampionatin Botëror, do të fillojë në orën 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
