Emisioni sportiv “Favorit” do të rikthehet me edicionin e tij të ri nga kjo fundjavë, pas suksesit që e pati në Botërorin 2026.

Do të shihemi në terminin tonë tashmë të rregullt çdo të diel nga ora 21:30 në televizionin “T7” dhe LIVE në kanalin zyrtar të T7 në Youtube, ndërsa pjesët më interesante të emisionit do të ndahen dhe shpërndahen në rrjetet tona sociale.

Emisioni “Favorit” do ta pasqyrojë sportin kosovar, sidomos futbollin, por do të shtjellojë edhe tema e probleme të ndryshme që e përcjellin sportin në vendin tonë, por pa i lënë assesi anash legjionarët dhe futbollin ndërkombëtar.

Mysafirë të zgjedhur dhe profesionistë të fushës, debat i shëndoshë, analizë, ekskluzivitete, lidhje direkte me personalitete të njohura, kronika, rrëfime, statistika, intervista dhe shumëçka tjetër ju presin në emisionin që tashmë është bërë pjesë e pandashme e fundjavave në shtëpitë tuaja.

Krejt këto me shumë risi, si në përmbajtje, ashtu edhe në skenografi. Emisioni “Favorit” do të vazhdojë të drejtohet nga moderatorja Arbëri Gashi – Xhemajli, e mbështetur nga producenti i emisionit “Favorit”, Moral Pozhegu, dhe nga gazetarët Endrit Jashari dhe Blerian Dushica. Shikim të këndshëm!