Agjentë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) po kryejnë një kontroll në një shtëpi në Torrance, një periferi të Los Anxhelosit. Kjo pronë besohet të jetë e lidhur me personin e dyshuar që hapi zjarr gjatë darkës vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Një kordon policie është vendosur në zonë, ku janë mbledhur një numër i madh gazetarësh dhe forcash të rendit.

Një fqinj, i cili foli në kushtet e anonimitetit, i tha CNN-it se nuk ishte i sigurt nëse i dyshuari banonte aty. Ai theksoi se nuk e shihte shpesh, por e kishte parë aty disa ditë më parë. Fqinji shtoi se babai i të dyshuarit ishte një person miqësor dhe komunikues, me të cilin fliste shpesh.