Ferizaj: Arrestohet një person i dyshuar për përdhunim

Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se ka kryer përdhunim ndaj një femre. Ngjarja, sipas raportimeve policore, u regjistrua më 27 tetor, rreth orës 19:00.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor për intervistim. Pas përfundimit të procedurave hetimore dhe marrjes në pyetje, palët e përfshira, me vendim të prokurorit, janë liruar.

Ndërkohë, rasti do të vazhdojë të procedohet sipas rregullave ligjore në fuqi.