Një rast i dhunës në familje është raportuar në Skenderaj, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 2 nëntor 2026, rreth orës 20:40.
Pas raportimit të rastit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.
