Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka përmbyllur ndërhyrjen për sanimin e segmentit rrugor të dëmtuar nga vërshimet e fundit në Dardani të Ferizajt.
Pas reshjeve intensive, ekipet e Ministrisë dolën në terren për të vlerësuar gjendjen dhe për të koordinuar masat e nevojshme.
Ministria pohon se operatori ekonomik reagoi pa vonesë, duke nisur punimet për sanimin e dëmeve, ndërsa sot është realizuar edhe asfaltimi i pjesës së dëmtuar, duke rikthyer qarkullimin në kushte normale dhe të sigurta.
“Fatkeqësitë natyrore nuk mund të parandalohen, por reagimi i shpejtë dhe ndërhyrja në kohë janë thelbësore për minimizimin e pasojave dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë zhvillimit të punimeve, si dhe operatorin ekonomik dhe ekipet në terren për angazhimin dhe reagimin e shpejtë në sanimin e dëmeve” deklaron MIT.
