Filmi “Dua” i Blerta Bashollit shpërblehet me çmimin “SACD” në Festivalin e Filmit në Kanë

Filmi “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, është nderuar me çmimin “SACD” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë. Ky çmim prestigjioz akordohet në kuadër të seksionit paralel “Semaine de la Critique” (Java e Kritikës), nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë.

Çmimi “SACD” u dedikohet zakonisht skenarëve më të mirë ose autorëve të filmave që shquhen për stilin e tyre origjinal dhe të fuqishëm.

Blerta Basholli është gjithashtu bashkëskenariste e filmit, së bashku me Nicole Borgeat.

Vepra kinematografike “Dua” pasqyron një realitet të viteve ’90 në Kosovë. /KP